Shopping security
TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++ (Mini) është versioni super cute dhe ultra-kompakt i kremit mbrojtës që mund ta mbani me vete kudo. Ky produkt është i formuluar me filtra mbrojtës kimik me spektër SPF50+ PA++++. Formulimi i tij është me ekstrakt të pambukut për të ofruar hidratim në lëkurë por dhe mbrojtje të barrierës natyrale të saj. Kompleksi Hub AC i cili përmban 4 bimë mediciale me veti të fuqishme anti-inflamatore, dhe bën të mundur qetësimin e lëkurës nga çdo irritim i mundshëm. Ndërsa kompleksi Anti Sebum P, përmban ekstrakt nga aguliçja, të rrënjës së ginseng-ut dhe halave të pishës për të mundësuar rritje të elasticitetit, duke ofruar ekuilibër midis yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë. Ndërsa formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe, duke e bërë këtë stick ndaj diellit shumë të përshtatshëm për të gjithë personat që vuajnë nga hiperpigmentimi. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Sigurisht falë faktit që është në formë stick-u e bën këtë produkt lehtësisht të riaplikueshëm.
*Kjo SPF vjen e shoqëruar me një mbajtëse praktike, ideale për ta vendosur lehtësisht në çantë ose për ta lidhur me çelësat, në mënyrë që ta keni gjithmonë me vete dhe të mos e harroni kurrë mbrojtjen nga dielli.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*11gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
filtra kimik, kompleksi Hub AC, kompleksi Anti Sebum P, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Tromethamine, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentylene Glycol, Polysilicone-15, Vigna Radiata Seed Extract, Gossypium Herbaceum (cotton) Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Rheum Palmatum Root/Stalk Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Oenothera Biennis (evening primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Sodium Hyaluronate, Gossypium Herbaceum (cotton) Seed Oil, Polymethylsilsesquioxane, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Stearate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Potassium Cetyl Phosphate, Glycerin, Glyceryl Stearate Citrate, Inulin Lauryl Carbamate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Tocopherol, Fragrance
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
Ships within 48 hours · Estimated delivery Sep 24 - Sep 29
US$40
Get nowSign up to your membership to get coupons up to
15%
Get nowOpportunity to enjoy order discount up to 15% off
Top-Converting Item to Boost Your Average Order